Libra falas, përfitojnë 125 mijë nxënës të fillores

Libra falas, përfitojnë 125 mijë nxënës të fillores
Plot 125 mijë nxënës të sistemit fillor, do të përfitojnë librat falas, të cilët do të shpërndahen përpara datës 17 shtator. Botimet falas i merrnin më herët 16 kategori konsideruara si kategoritë në nevojë, ndërsa kjo është hera e parë në këto 3 dekada që librat falas do të përfitojnë te gjithë nxënësit e ciklit shkollor. Drejtorja e Arsimit parauniversitar në ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini tha se ky vendim prek vetëm shkolla publike. Por nxënësit duhet të kenë kujdes, të mos i dëmtojnë botimet e tyre pasi do t’i kthejnë ato pas në përfundim të vitit shkollor. Kush dëmton tekstet, do t’i paguajë ato.

“Librat do të shpërndahen nëpër shkolla përpara datës 17 shtator. Librat do të kthehen sërish nga nxënësit. Nëse dëmtohen, nxënësit do të paguajnë” - pohoi Gjini.

Në vendimin e publikuar dy ditë më parë në Këshillin e Ministrave qeveria bën të ditur se buxheti i vënë në dispozicion është 720 mln lekë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: