Lexoni sot, 11 Korrik 2018, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"

Lexoni sot, 11 Korrik 2018, në gazetën e përditshme "Albanian Free Press"
RAMA: NEGOCIATAT, ZGJIDHJA QË OFROI BE

EKSKLUZIVE Kryeministri Edi Rama, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Albanian Free Press” flet për zhvillimet e fundit politike në rajon. Në intervistën që z.Rama i dha mbrëmë në Londër, botuesit të së përditshmes “Albanian Free Press”, Spyros Sideris, flet mbi procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian, duke u ndalur në datën e çeljes së negociatave. Rama flet edhe për takimin e pritshëm me Tsipras si dhe marrëveshjen që palët do të nënshkruajnë, si dhe për paktin Athinp-Shkup dhe bisedimet Kosovë-Serbi

 

OPINION

DUHET REFERENDUM PËR TEATRIN KOMBËTAR

Nga EDUARD ZALOSHNJA

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vllahutin, komentoi para disa ditësh  çështjen e ndjeshme të Teatrit Kombëtar. "Kemi marrë letra dhe kërkesa që kanë të bëjnë me këtë çështje. Po bëjmë një analizë të bazës ligjore. Përgjigjja jonë do të vijë pas një analize të thellë, lidhur me çështjen e teatrit" - tha ajo, duke iu drejtuar shtetarëve shqiptarë, me këshillën që t'i dëgjojnë qytetarët, në mënyrë që të ketë një vendimmarrje sa më të mirë në përfitim të tyre.

 

KOMENT

EDHE KUR E MIRA TË VJEN NGA E KEQJA, MOS IA MBYLL DERËN!

Nga ALFRED PEZA

Brenda këtij muaji, qytetarët e Kosovës pritet të lëvizin lirshëm në hapësirën Shengen, pasi vendimi i shumëpritur për liberalizimin e vizave edhe për ta, ndodhet në prag. Madje, Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për politikat e fqinjësisë dhe negociatave për zgjerim, u tregua edhe më optimist se vetë kosovarët, kur tha se do të ketë një vendim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, para fillimit të sezonit të pushimeve verore. Një vendim ky që i jep vlerën e merituar pasaportës së Republikës së Kosovës.

 

“ANTENA JASHTË FAMILJES”

Populli ka dashuri për qeveritarët, ata kanë dashuri për tërmetin

 

EKSKLUZIVE

Dorëshkrimet e papublikuara të Rita Markos: Si u bë e dashur figura e partizanit në popull dhe çfarë ndodhi me tradhtarët

“Albanian Free Press” vijon me botimin e dorëshkrimeve personale, të cilat përmbajnë kujtime të rralla të ish-anëtarit të Byrosë Politike, Rita Marko

 

SHËNDETI

Analizat dhe ekzaminimet, çfarë tregojnë për shëndetin  

Kryeja e analizave një herë në gjashtë muaj është këshilla që japin mjekët e familjes për të gjithë pacientët e tyre, sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me të sëmurë kronikë. Por edhe për personat e shëndetshëm kjo këshillë vlen, pasi kap herët sëmundjet e pazbuluara. Por cilat janë vlerat që duhet të kemi në këto analiza dhe si lexohen ato

 

RUSI 2018

Franca prek finalen e madhe, zbehen “yjet” e Belgjikës

Angli-Kroaci, nën “ethet” e finales së Kupës së Botës

Shpërndajeni me miqtë tuaj: