Lëvizjet e reja/ Presidenti Perez: "Mbretërimi" i Real Madrid do të vazhdojë  

Lëvizjet e reja/ Presidenti Perez: "Mbretërimi" i Real Madrid do të vazhdojë  
Pas largimit të Ronaldos dhe Zidane, presidenti i Realit nis me prezantimin e para: Alvaro Odriozola vjen nga Sociedad për 75 mln euro   

Aranit Muraçi

Prezantimi i lojtarit më të ri, Alvaro Odriozola, tek Real Madrid është shoqëruar me elozhe nga presidenti Florentino Perez.

Ai tha se skuadra e tij po forcohet me lojtarë të tjerë fantastikë, duke neglizhuar largimin e yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Real Madridit i është larguar pas mbylljes së sezonit edhe trajneri Zinedine Zidane, përveç Ronaldos, ndonëse klubi spanjoll ngriti për herë të tretë radhazi trofeun Champions League.

Megjithatë Perez me blerjen e fundit për 35 mln euro nga Real Sociedad beson se yje të tjerë do të veshin fanellën e Real Madrid dhe skuadra e tij do të mbretërojë në Europë.

“Odriozola ka zgjedhur të bëhet pjesë e klubit më të kërkuar,” – tha presidenti i Realit, gjatë prezantimit të tij. – “Ai e di që Real Madrid nuk dorëzohet dhe ne duam që bashkë me atë të jemi të lumtur. Kjo është ëndrra dhe sfida e madhe për ty prandaj faleminderit që zgjodhe ekipin tonë,” - iu drejtua presidenti Perez lojtarit në fjalë.

Presidenti i Real Madrid u shpreh i sigurt se trofetë nuk do të mungojnë pavarësisht skepticizmit.  “Askush nuk beson se ne do të fitojmë sërish trofeun e Champions League. Por ne jemi klubi i vetëm në Europë që në fund të këtij sezoni fituam trofeun edhe në futboll, edhe në basketboll.

Perez nënvizoi se “Sfida jonë është që të mbetemi në identitetin tonë për të mbretëruar në kontinent, për të kërkuar suksese të tjera.”

Indirekt ai nënvlerësoi Ronaldon pasi u shpreh: “Suksesi ynë ka ardhur falë shpirtit të ekipit dhe vlerave që kemi si klub dhe ne jemi të vetëdijshëm për nivelet që duhet të ruajmë.”

Më tej presidenti i merenguez shtoi plot besim se Real Madrid do të mbetet favorit për çdo trofe për të cilin do të garojë, duke mos përjashtuar blerje të tjera të bujshme, që tifozët të binden edhe më shumë se largimi i Cristiano Ronaldo-s nuk do të ketë asnjë impakt në ecurinë e ekipit gjatë edicionit të ri të La Liga dhe në Champions.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: