Legjenda e United, Giggs: Ronaldo zgjodhi Juve-n, si sfidë ndaj Messi-t  

Legjenda e United, Giggs: Ronaldo zgjodhi Juve-n, si sfidë ndaj Messi-t  
Ryan Giggs beson se  Cristiano Ronaldo u bashkua Juventus nga dëshira për të konkurruar në Itali, diçka që Messi nuk e bën dot.

“Jam i surprizuar që la Real Madrid dhe shkoi në Itali”,  tha Gigs, i cili luajti me Ronaldon te United.

“Mendoj se kërkoi një sfidë të madhe prandaj zgjodhi një klub tjetër të madh. Të kesh në CV ekipe si Real Madrid, Man United, Juventus – kjo është CV. Ai kërkon të jetë më i mirë se Messi. Dhe tani? Shkëlqeva në Angli, në Spanjë dhe dua të shkëlqej në Itali...Shkëlqeva edhe me Portugalinë.”

“Kështu Ronaldo ka dashur të thotë se jam më i mirë se Messi”, shpjegoi Giggs.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: