La “shtëpi e katandi” në loto sportive, vetëvritet 44 - vjeçari

La “shtëpi e katandi” në loto sportive, vetëvritet 44 - vjeçari
Një 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike pasi u hodh nga lartësia pasi kishte humbur "shtëpi e katandi" në loto.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur sot në Cërrik dhe se viktima është Arens Tabaku, baba i dy fëmijëve.

Po sipas saj, 44 -vjeçari i dha fund jetës duke u hedhur nga godina e ish-uzinës së naftës në Cërrik, ku ishte punësuar si roje.

Arsyeja e vetëvrasjes mendohet të jetë humbja e gjithçkaje në loto sporti bast i vënë për ndeshjen Belgjikë – Francë në favor të Belgjikës dhe me humbjen e kësaj të fundit la gjithçka kishte në loto.

Viktima duket se i ka dhënë fund jetës nën presion psikologjik ndërsa për veprimin që do të kryente ka sqaruar me ndjesë familjen.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: