“Kurora”e Skënderbeut dhe “mbretërimi” i Tiranës

“Kurora”e Skënderbeut dhe “mbretërimi” i Tiranës
Skënderbeu, kampion në fuqi, pas dënimit nga UEFA ndoshta mori edhe një goditje të rëndë psikologjike përveç largimit të trajnerit dhe disa lojtarëve.

E ardhmja e Skënderbeut do të varet nga CAS, ndërsa Tirana edhe pse sezonin e fundit ishte në një kategori më poshtë, mund të jenë gjithashtu ekip që nuk mund të nënvlerësohet si pretendent i mundshëm.

Plot 24 herë kampione e Shqipërisë, Tirana e ka të rëndë fanellën dhe për më tepër ka ngritur një ekip simpatik para nisjes së garës.

Laçi, me humbjen 3-0 në Norvegji ndaj Molde (takimi i kthimit të enjten), ndonëse ka pak shanse kualifikimi në raundin e tretë kualifikues të Europa League, me këtë arritje do të futet me siguri me pretendime të larta.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: