Kupa e Botës, FIFA nuk duhet të injorojë “aktorët”  

Kupa e Botës, FIFA nuk duhet të injorojë “aktorët”  
Anglia kritika për sjelljen e kolumbianëve ndaj gjyqtarit si dhe për simulimet e vazhdueshme të amerikano-jugorëve duke kërkuar ndëshkime më të rrepta për të ndalur fenomenin 

Aranit Muraçi

Anglia kaloi në çerekfinale të Kupës së Botës, pas 120 minutave lojë dhe falë penaltive, por nëse kolumbianët kanë pasur pakënaqësi ndaj gjykimit, anglezët pakënaqësinë e kanë shprehur diku tjetër. Ata i bëjnë thirrje FIFA-s të marrë masa për të parandaluar fenomenet e çuditshme të simulimit dhe të ndërhyrjes ndaj gjyqtarit në fushë.

Sipas “The Guardian”, ekipet e Amerikës së Jugut janë vazhdimisht të destinuara të vënë gjyqtarin nën presion, si dhe të simulojnë në fushë.

Mediat angleze shpesh janë tallur me lojtarët e kombeve të Amerikës së Jugut, sidomos ata që luajnë në La Liga, të cilët simulojnë shpesh.

Për fat të keq, kjo është vënë re edhe në një Kupë Bote, dhe u shfaq ndryshe në Rusi, sepse aty për herë të parë po përdoret teknologjia, apo sistemi VAR.

Rasti më tipik ishte ai i Neymar, i cili u bë edhe objekt talljeje në mediat sociale, ndaj edhe FIFA duhet të marrë masa për parandalimin e këtyre fenomeneve, që të dallohet kur bëhet fjalë për lëndime dhe ku ka përpjekje për të mashtruar zyrtarët.

Ajo që është e qartë tani pas ndeshjes Angli-Kolumbi është se lojtarët, jo zyrtarët, janë përgjegjës.

Mark Geiger, arbitri, penalizoi në ndeshjen Angli Kolumbi lojtarin Carlos. Gjysmë duzinë lojtarësh kolumbianë rrethuan Geiger, njësoj si ata që kërcënojnë dhe marrin fëmijët nga shkolla me dhunë. Asnjë respekt për arbitrin.

“Nuk e kuptoj pse gjyqtarët pranojnë abuzimin para fytyrës së tyre”, shkroi Gary Lineker në Twitter, i cili në tërë jetën e tij nuk mori asnjë karton të verdhë. “Jepuni atyre kartonë të verdhë dhe ndaloni absurditetin”.

Pse nuk mund ta bëjnë gjyqtarët këtë?

Nëse lojtari e di se mund të ndëshkohet, për çdo ndërhyrje ndaj zyrtarëve, atëherë skenat e papranueshme në Moskë të martën në mbrëmje, ose në fund të ndeshjes mes Portugalisë dhe Uruguait, nuk do të ishin shfaqur kurrë. Si kur Ricardo Quaresma i cili i shkoi te hunda gjyqtarit meksikan dhe Cristiano Ronaldo po i bërtiste në fytyrë, me siguri nëse ndërhyn FIFA këto episode do të zhduken. Nëse jo, disa lojtarë janë më të mëdhenj nga se mendohet.

Sa i përket lojës së ndershme, ky aspekt duhet të jetë në krye të agjendës së FIFA-s. Simulimi nuk është gjë e re – sepse rasti i Rivaldos në vitin 2002, pasi topi e goditi atë, bëri jehonë ashtu sikurse ai i Jurgen Klinsmann që e hodhi veten në ajër në finalen e Kupës së Botës 1990.

Megjithatë, me trishtim, shihet sikur jemi zhytur në thellësi të reja në Rusi.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: