Kukësi zhgënjen përballë maltezëve, sot radha e Partizanit dhe Laçit

Kukësi zhgënjen përballë maltezëve, sot radha e Partizanit dhe Laçit
Kukësi nuk mori rezultatin e duhur në ndeshjen e parë kualifikuese të Champions, madje barazimi pa gola në “Loro Boriçi” përballë maltezëve të Valleta vë në pikëpyetje kualifikimin.

Trajneri austriak Peter Pacult ndërtoi një ekip me ambicie dhe synohej të kalohej të paktën një tur, megjithatë 90 minutat e fundit në Maltë do të jenë vendimtare.

Sot në Europa League, ora 17:30 Partizani do të përballet me Maribor dhe në ora 19:00 do të luhet Anorthosis – Laçi.

Kukësi-Valleta 0-0

Kukësi: Frashëri, Qaqi, Shameti, Uilliam, Rrumbullaku, Dzaria, Musolli, Shkodra (Spehar 80’), Çyrbja, Zguro (Et’hemi 57’), Plaku(Harba 74’). Trajneri: Peter Pakult

Gjyqtar: Thorodur Hjaltalin (Islandë)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: