Kukësi dhe Laçi, kundërshtarët e radhës në rast kualifikimi

Kukësi dhe Laçi, kundërshtarët e radhës në rast kualifikimi
Në rast se kalon ekipin e Ansi Agollit, skuadra e Kukësit për të siguruar një vend në histori duhet të mendojë edhe për përballjen e ardhshme me fituesin e ndeshjes Bate Borisov/ Helsinki.

Ekipi bjellorus shihet si më i mundshmi, por i njohur për ecurinë e viteve të fundit në Europë.

Në Europa League, në rast se Laçi kalon Molde, do të ndeshet në raundin tjetër me fituesin e çiftit, Asteras Tripoli-Hibernian, çka edhe në rast suksesi i mundshëm kërkon një mrekulli.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: