Kryeprokurorja e përkohshme përballet me opozitën në Komisionin e Ligjeve: Nuk kam dhënë urdhra e udhëzime për çështje konkrete

Kryeprokurorja e përkohshme përballet me opozitën në Komisionin e Ligjeve: Nuk kam dhënë urdhra e udhëzime për çështje konkrete
Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, ka raportuar në  Komisionin e Ligjeve dhe më pas u është përgjigjur interesit të deputetëve të opozitë që e akuzojnë për ndërhyrje në disa çështje politike, gjë që është mohuar nga Marku e cila ka deklaruar se është e vendosur për të zbatuar ligjin dhe kushtetutën.

“Prokurori i çështjes është Titullari dhe përgjegjësi i padiskutueshëm i hetimit të çështjes që ka në hetim. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë tagër të hyjë në një hetim konkret apo të japë urdhra, udhëzime për çështje konkrete”, u përgjigj Marku.

Lidhur me lëvizjet e prokurorëve Marku ka thënë: “Gjatë kësaj periudhe që kam ushtruar detyrën, kam bërë caktime të përkohshme të Prokurorëve në disa funksione të caktuara. Kjo është në kompetencën që më lejon dispozita kalimtare”.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: