Korrupsioni në burgje/ Gjykata, 3 vjet burg ish-nëndrejtorit Labi

Korrupsioni në burgje/ Gjykata, 3 vjet burg ish-nëndrejtorit Labi
Gjykata për Krimet e Rënda ka shpallur fajtor ish-nëndrejtorin e burgjeve Iljaz Labi dhe dënuar me 3 vite burg si dhe e kanë ndaluar për 5 vjet të ushtrojë funksione shtetërore. Po ashtu 3 vite burg është edhe dënimi për Nexhmi Ballën dhe Ylber Kalanë ndërsa 4 vite burg për Shemsi Sinanin.

Në vendim argumentohet se administratorët e kompanive “Dogel”, “Vllaznia”, “M.B.Kurti” dhe “Nelsa”, konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, për furnizimin me ushqime.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: