KORRIK/ “Boom” i Vetingut: 4 seanca dëgjimore e 3 vendime që në javën e parë

KORRIK/ “Boom” i Vetingut: 4 seanca dëgjimore e 3 vendime që në javën e parë
Muaji korrik ka shënuar një përshpejtim të fortë të ritmeve të Vetingut. Për herë të parë që prej nisjes së punës së organeve të rivlerësimit janë kryer 7 seanca dhe janë dhënë 3 vendime brenda një jave.

Gjatë kësaj jave kanë kaluar në sitën e Komisionit kanë kaluar disa emra të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, mes të cilëve ai i Kryeprokurores së Përkohëshme Arta Marku.

Një ditë pas seancës dëgjimore, Marku mori edhe konfirimin në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke hapur kështu rrugën për një mandat të mundshëm 7-vjeçar si Prokurore e Përgjithshme.

Në dy seanca dëgjimore të tjera u paraqitën prokurori i Apelit të Tiranës, Luan Kaloçi, dhe gjyqtarja e gjykatës së kryeqytetit, Alma Brati. Kaloçi nuk mundi ta kalojë testin e Vetingut duke u shkarkuar nga detyra për fshejhe të pasurisë e deklarim të rremë.

Fat tjetër pati Brati, e cila u konfirmua në detyrë duke qenë se deklarata e saj përmbante disa pasaktësi të vogla, të cilat nuk përbënin indicje për fshehje pasurie.

Ndërkohë që seanca tjetër e rëndësishme ishte ajo e 2 korrikut, ku në sitën e Vetingut kaloi gjyqtari i Tiranës Artan Laze, ish=anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Vendimi për të do të vijë në javën në vijim, pas dy seancave fillestare ku ai kërkoi përjashtimin e trupit gjykues dhe më pas të kreut të tij për konflikt interesi.

Laze rrezikon shkarkimin për shkak të mospërputhjeve të deklaratave të pasurisë, ndërkohë që është një prej gjyqtarëve që u është refuzuar viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /SCAN

Shpërndajeni me miqtë tuaj: