Kopshti i Rudinës

Kopshti i Rudinës
I lulëzon fytyra, i qeshin dhëmbët e buzët, shndrit e tëra.

Rudina Magjistari, në prah pushimesh, ka realizuar një set të ri fotografik ku ka zgjedhur të jetë e tëra si një kopsht me lule.

E veshur me ngjyra të çelura, fustane të gjata e të derdhura, bazë ngjyrë pastel e stampa lulesh të mëdha, Rudina Magjistari ka arritur ta bëjë të zakonshmen një trend.

Sepse është ky rasti kur vërtetohet se një veshje i shkon asaj që di ta mbajë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: