KONFIRMIMI/ Ambasada jonë në Greqi: 6 shqiptarë të plagosur

KONFIRMIMI/ Ambasada jonë në Greqi: 6 shqiptarë të plagosur
Gjashtë shqiptarë kanë mbetur të plagosur nga zjarri masiv që përfshiu Greqinë.

Kjo është shifra e konfirmuar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë.

Sipas saj, përfaqësues të ambasadës vizituan zonat e prekura dhe kanë konstatuar se në zonën e Matit janë  plagosur lehtë dy shqiptarë, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

"Përsa i përket pjesës tjetër të komunitetit raportohet se janë djegur banesat ku jetonin disa prej tyre, si dhe disa automjete personale. Të prekurit janë transferuar përkohësisht në një kamp pushimi të zonës, i cili është kthyer në strehë banimi të përkohshme", thuhet mes të tjerash në njoftimin e ambasadës.

Duke shtuar se po dje, është identifikuar edhe një tjetër shqiptar i plagosur, i cili i përket minoritetet grek.

Ai jetonte në zonën Rafinës dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangelismos.

Ndërsa tre të lënduar të tjerë u konfirmuan dy ditë më pare dhe janë një grua nga Berati, si edhe dy fëmijë nga Fieri, nga e njëjta familje, 10 dhe 13 vjeç; për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: