Kishte mbjellë 315 fidanë kanabis, pranga 45-vjeçarit në Kurbin

Kishte mbjellë 315 fidanë kanabis, pranga 45-vjeçarit në Kurbin
Një 45-vjeçar nga Kurbini u arrestua pasi dyshohet se ka kultivuar kanabis në fshatin Selitë.

Operacioni i koduar "Daul" çoi në pranga Aleksander Gurra pasi është i dyshuar për  kultivimin  e 315 fidanëve dhe bimëve narkotike të dyshuara kanabis, në lagjen "Dual" në fshatin Selitë, në Kurbin, të cilat pas konstatimit u asgjësuan me djegie.

Gjithashtu, gjatë kontrollit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe një  peshore elektronike si dhe një armë zjarri pushkë me 25 fishekë.

Materialet procedurale në ngarkim të tij , u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për dy vepra penale.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: