KËPUCA E ARTË/ Harry Kane “ka frikë” vetëm nga Lukaku dhe Mbappe

KËPUCA E ARTË/ Harry Kane “ka frikë” vetëm nga Lukaku dhe Mbappe
Në vitin 2014, kolumbiani James Rodriguez shkoi në shtëpi si golashënuesi më i mirë i finaleve të Kupës së Botës me gjashtë gola.

Por kjo shifër ka të ngjarë të thellohet në Rusia 2018, sepse të njëjtën sasi golash ka realizuar deri tani anglezi, Harry Kane.

Megjithatë, ai shihet ende në garë me francezin Kylian Mbappe dhe Romelu Lukaku, ekipet e të cilëve janë kualifikuar në çerekfinale.

Për Kane do të ishin të mjaftueshëm edhe 5 gola, që nxorën fitues golashënuesit më të mirë të Kupës së Botës 2006 dhe 2010, Forlan e Miroslav Klose.

Lukaku ka shënuar 4 gola, aq sa edhe Ronaldo, ndërsa Mbappe 3 gola deri tani.

Kane shihet si favorit për t’u bërë futbollisti i parë i Anglisë, pas Gary  Lineker në vitin 1986, që fiton “Këpucën e artë”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: