“KËPUCA E ARTË”/ Belgjika me yjet në shtëpi, në kampin anglez “feston” Harry Kane

“KËPUCA E ARTË”/ Belgjika me yjet në shtëpi, në kampin anglez “feston” Harry Kane
Romelo Lukakau, me katër gola deri tani, humbi shansin e artë ashtu si edhe Cristiano Ronaldo më herët, për të fituar “këpucën e artë”.

Ai nuk ia doli t’i shënonte Francës në gjysmëfinalen e djeshme dhe më keq akoma, largohet nga ky botëror, gjithsesi duke lënë gjurmë.

Harry Kane, me 6 gola dhe ende në garë me Anglinë, jo vetëm që tashmë shihet favorit kryesor për golashënuesin më të mirë të këtij botërori, por edhe si lojtari kryesor që pritet të ndihmojë vendin e tij në triumfin e mundshëm për finalen e 15 korrikut.

Në kampin e Belgjikës në fakt nuk shkëlqyen as yjet e tjerë si në përballjen me Belgjikën.

Edhe Hazard nuk pati shkëlqimin e ndeshjes së kaluar çerekfinale si ndaj Brazilit. Apo edhe De Bryyne.

Në fakt Belgjika nuk dhuroi të njëjtat emocione, ndoshta Franca ishte kompakte dhe më e përgatitur psikologjikisht për finalen e madhe.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: