KE: Euroja e dobësuar në Shqipëri, bankës qendrore iu desh të ndërhyjë

KE: Euroja e dobësuar në Shqipëri, bankës qendrore iu desh të ndërhyjë
Dobësimi i madh i monedhës evropiane gjatë pranverës së sivjetshme në Shqipëri ka zënë vend edhe në një raport të posaçëm që Komisioni Evropian ka publikuar për ekonominë e vendit tonë.

Sipas tij, kjo dukuri u përshpejtua sidomos në muajin prill dhe veçanërisht në maj.

“Nga fund i muajit prill dhe 5 qershorit, vlera e lekut u rrit me nivelin prej 3.7% kundrejt euros, duke u këmbyer në raportin e 124 lekëve për euro. Kjo bëri që Banka e Shqipërisë në 6 qershor të  të lehtësojë më tej politikën e saj monetare dhe që të ndërhyjë direkt në tregun e këmbimit valutor. Banka Qendrore ishte veçanërisht e shqetësuar se kursi i këmbimit do të ushtronte presion në inflacion dhe se kjo do të ngadalësonte vendosjen e tij në objektin prej 3%”, cilësojnë ekspertët e KE-së lidhur me një dukuri të tillë.

Duke përmendur në këtë kuadër, faktin se norma bazë e interesit u ul me -25%, duke shënuar një rekord të ri të ulët prej 1%.

Ndërsa thuhet më tej se Banka e Shqipërisë pret që të mos ta rrisë normën bazë të përpara tremujorit të dytë të 2019-ës.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: