Katër metoda kundër zbokthit

Katër metoda kundër zbokthit
Uthulla e mollës

Pasi t’i keni larë flokët, masazhoni butësisht skalpin me uthull molle dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Bëjeni këtë veprim 3 herë në javë. Ju mund të përgatisni po ashtu një përzierje me dy lugë gjelle lëng limoni të freskët me dy lugë uthull molle. Aplikojeni këtë masë në skalp dhe mbajeni në kokë për disa minuta.

Shpëlarësi i gojës

Pasi t’i keni larë flokët normalisht flokët me shampo e më pas me balsam, me një shishe që sprucon aplikoni shpëlarësin e gojës e përzier me ujë vetëm në rrënjët e flokëve. Lëreni për disa minuta dhe më pas shpëlajeni kokën vetëm me ujë. Nuk keni lënë gjë pa provuar, por ju sigurojmë që kjo do të jetë e fundit!

Kosi

Përzieni në një enë 200 ml kos me 50 ml lëng limoni dhe masazhoni kokën për 15 minuta. Më pas lani kokën, por pa përdorur shampo. Ky trajtim jo vetëm që largon zbokthin, por edhe i jep shkëlqim flokut tuaj.

Soda e bukës

Krijoni një pastë duke përzier 50 gr sodë buke dhe 50 ml ujë të ftohtë. Aplikojeni mbi flokë të lagur dhe lëreni të veprojë për 30-60 minuta. Ju mund të krijoni maska kundër zbokthit duke bashkuar disa vajra bimorë me lëng limoni si: vaj ulliri, vaj i arrës së kokosit, vaj lini dhe vaj i pemës së çajit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: