Katari mëson nga Rusia, "tifozët si në sheshet e Moskës e kalojnë popullsinë e kryeqytetit tonë"

Katari mëson nga Rusia, "tifozët si në sheshet e Moskës e kalojnë popullsinë e kryeqytetit tonë"
Katari ka dërguar mbi 100 zyrtarë për të monitoruar finalet e Kupës së Botës, Rusia 2018, me qëllim që të mësojë sa duhet sesi mund të organizohet një botëror.

Gjëja e parë që ata kanë konfirmuar është se duhen anuluar “Zonë festë” në kryeqytetin Doha, ku ishin planifikuar sheshet për të mbledhur tifozë, pasi nga eksperienca e Moskës ato mund të mbledhin tifozë më shumë se popullsia e kryeqytetit të Katarit.

Pasi organizatorët e Katarit kanë vërejtur rrjedhat e turmave gjatë Kupës së Botës në kryeqytetin rus, Nasser Al Khater, zëvendës-drejtori i organizimit të Kupës së Botës 2022 theksoi: “Pamë në Moskë, që ka dy stadiume, sesi një qytet mund të preket shumë shpejt nga turma të mëdha,” - tha ai. - “Pra, kjo është diçka që ne duhet të marrim vesh, dhe kjo është diçka që ne duhet ta konsiderojmë pasi të kthehemi në Katar.

Moska është një kryeqytet botëror dhe ka mundur të përballojë fluksin, ndërsa organizimi është vlerësuar deri tani gati perfekt. Kryeqyteti i Katarit është sa një lagje e Moskës, ndërsa ai shtoi se do të kërkohet që tifozëve që do të mbërrijnë në botërorin e ardhshëm duhet të jenë të kontrolluar nga vendet e tyre respektive, ndërsa Amerika e Jugut duket se ka befasuar me fluksin e jashtëzakonshëm në Rusi: “Nëse shohim Kupën e Botës këtu në Rusi, po pyes se ku janë tifozët evropianë? Të gjithë tifozët këtu ishin nga Amerika e Jugut. Ndeshja Peru-Francë, 35,000 ishte kapaciteti i stadiumit - 29,000 tifozë ishin nga Peruja dhe 2,900 nga Franca. Pjesa tjetër ishin rusë. Nuk e di ku janë tifozët evropianë. Nuk e di nëse do të jetë e njëjtë kur t’i vijë radha Katarit.”

Shpërndajeni me miqtë tuaj: