KAPITENI I NIGERISË/ Makth në botëror për Mikel, i rrëmbejnë babain 

KAPITENI I NIGERISË/ Makth në botëror për Mikel, i rrëmbejnë babain 
Mikel John Obi pas eliminimit të Nigerisë zbuloi se babai i tij ishte rrëmbyer disa orë para ndeshjes me Argjentinën.

Kapiteni nigerian ishte duke udhëtuar me autobus drejt stadiumit ku do të luhej ndeshja, ndërsa mori lajmin nga një i afërm i tij.

Rrëmbyesit i kishin kërkuar t’i telefononin dhe nëse do të lajmëronte policinë, babai i tij rrezikonte të ekzekutohej.

Ai tha se nuk i tregoi askujt nga stafi i Nigerisë por ngjarja e shokoi dhe ndikoi në paraqitjen gjatë ndeshjes që kombëtarja e tij e humbi 2-1.

Policia arriti të zbulonte vendndodhjen e të atit në kohë dhe arriti të lironte atë, ndërkohë besohet se rrëmbimi kishte për qëllim gjobë-vënien ndaj kapitenit nigerian.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: