Kanosi bashkëfshatarin me çifte, arrestohet 69- vjeçari

Kanosi bashkëfshatarin me çifte, arrestohet 69- vjeçari
Një 69 vjeçar ka përfunduar në pranga pasi i ka drejtuar në fytyrë një personi pas debatit mes tyre.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Darëzezë, Fier dhe se i moshuari I.G. ka kanosur me armë gjahu, të cilën e zotëronte pa leje, bashkëfshatarin e tij, F.C..

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin I.G., vjeç 69, banues në fshatin Hoxharë, pasi dyshohet se më datë 08.07.2018, në fshatin Darzezë, ka kanosur me armë gjahu, shtetasin F.C., vjeç 50, banues në këtë fshat. Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut, çifte me leje”, deklaron zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: