JUVENTUS/ Në “shitje” Ronaldo me numrin 7, çdo minutë “përlahet” një fanellë!

JUVENTUS/ Në “shitje” Ronaldo me numrin 7, çdo minutë “përlahet” një fanellë!
Ish-ylli i Manchester United dhe i Real Madrid do ta nisë sezonin e ri në Torino me fanellën e Juventus.

Pas shumës prej 105 milionë euro që Juve i pagoi Realit për t’i blerë kartonin, si dhe të 15 milionë eurove që do t’i shkojnë agjentit që siguroi marrëveshjen, në Torino kanë nisur festimet me imazhin e Cristiano-s.

Me qindra tifozë kanë blerë që në ditën e parë fanellën e tij me numrin 7, ndonëse zyrtarisht kur të vijë në Torino nuk dihet se çfarë numri ai do të mbajë.

Por Ronaldo ka kërkuar të ketë të njëjtin numër që ka mbajtur në karrierë dhe për këtë arsye kolumbiani Juan Cuadrado besohet se ka mbetur pa një numër në fanellë me mbërritjen e tij.

Në Torino, madje edhe në Milano e në shumë qytete të tjera italiane, ka nisur të shitet me shpejtësi fanella e Juventus me numrin 7 të Cristiano Ronaldo-s, thuajse një fanellë në çdo minutë.

Ylli portugez pritet të prezantohet më 16 korrik si lojtar i ri Juves për të nisur një karrierë 4-vjeçare në Torino.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: