Juventus/ Gjithçka rrotull Higuain, shitja e domosdoshme

Juventus/ Gjithçka rrotull Higuain, shitja e domosdoshme
Gjithçka te Juve po rrotullohet rreth Higuain. Po, ashtu edhe fati i Bonucci, Caldara dhe Rugani.

Juventusi nuk mund të përballojë që të mbajë argjentinasin pas blerjes së zhurmshme të Cristiano Ronaldos, pasi balancat teknike dhe stoli e dekurajojnë atë.

Por buxheti gjithashtu imponon shitjen e tij që mbështet mega-investimin për Ronaldon.

Sidoqoftë, programet e bardhezinjëve mbahen nga një sërë pengesash.

Nga njëra anë, interesi i Chelsea nuk u materializua në një ofertë reale.

Nga ana tjetër, nëse Higuain dëshiron, Milani nuk mund të përballojë ta blejë, deri më sot.

Edhe pse situata mund të ndryshojë nëse Leonardo arrin të mbyllë marrëveshjen mes disa shitje.

Higuain merr 7,5 mln euro në sezon dhe ka kontratë tre-vjeçare me Juven, çka përbën një kosto shtesë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: