Juve po e pret, “asi” portugez me pushime

Juve po e pret, “asi” portugez me pushime
Cristiano Ronaldo “rrëzon” 200 mln euro pagë, pas ofertës kineze   

Cristiano Ronaldo pritej të shfaqej në Torino, për të firmosur kontratën 4-vjeçare, por papritur u shfaq me pushime në plazhet luksoze të Greqisë.

Oferta prej 100 mln euro e Juventus, edhe pse Ronaldo pranoi pagën që i afruan bardhezinjtë, duket se u bllokua nga klubi i tij madrilen.

Kësisoj, agjenti i tij Jorge Mendes, raportohet se tani është duke punuar për të marrë miratimin e Realit.

Më herët ishte Ronaldo ai që nuk pranoi pagën 30 mln euro në sezon, për katër vitet e ardhshme.

Madje mediat spanjolle dhe ato italiane raportojnë se Ronaldo ka refuzuar një ofertë prej dyfishin e pagës së Juventus, që shkonte në 200 milionë euro për katër sezone.

Projekti i Juventus, që të fitojë Champions si dhe karriera që e pret me një skuadër elitare ka bërë që Ronaldo t’i thotë jo ofertës kineze, edhe pse në Torino mund të fitojë 100 mln euro më pak.

Legjenda Paolo Rossi tha se Cristiano Ronaldo nuk pritet me padurim vetëm nga tifozët por edhe lojtarët kryesorë bardhezinj, si Giorgio Chiellini e Andrea Barzagli.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: