JAPONIA/ Një shembull për të gjitha ekipet, largim dinjitoz dhe leksione qytetarie 

JAPONIA/ Një shembull për të gjitha ekipet, largim dinjitoz dhe leksione qytetarie 
Finalet e Kupës së Botës përfunduan edhe për Japoninë, pas humbjes 3-2 me Belgjikën.

Japonia nuk ia doli të prekte çerekfinalet, megjithatë lojtarët dhe tifozët e saj dhanë një leksion mbi qytetarinë botërore.

Pas ndeshjes me Belgjikën, ata kishin sistemuar gjithçka në dhomat e zhveshjes dhe u larguan si heronj të vërtetë, duke lënë edhe një falënderim në rusisht për pritjen dhe organizimin.

Edhe tifozët e tyre meritojnë një medalje ari, për pastrimin e stadiumit pas ndeshjes.

Tifozët nuk u larguan derisa pastruan shkallët e stadiumit, duke treguar solidaritet me pjesën tjetër të botës.

Japonia u vlerësua lart përpara largimit pas humbjes së Belgjikës nga  “Rostov Arena”.

Nacer Chadli vulosi fitoren 3-2 për Belgjikën, duke përmbysur shifrat e pjesës së dytë, që ishin 2-0 në favor të japonezëve.

Megjithatë koordinatori i përgjithshëm i FIFA-s, Priscilla Janssens në Twitter, raportoi gjestin fisnik të skuadrës dhe tifozëve të Japonisë, pavarësisht eliminimit dramatik.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: