Ishte deklaruar i humbur nga familja, gjendet i vdekur në përrua 44-vjeçari nga Gramshi

Ishte deklaruar i humbur nga familja, gjendet i vdekur në përrua 44-vjeçari nga Gramshi
Një 44-vjeçar nga Gramshi është gjetur i vdekur në Malin e Blacës, në afërsinë e një përroi teksa 1 muaj më parë ishte denoncuar si i humbur nga familjarët.

Viktima është gjetur i pajetë, ndërkohë që ekspertiza mjekoligjore ka dalë në përfundimin se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

“Në datë 09.07.2018 rreth orës 18:20 Policia e Prrenjasit u njoftua se në Malin e Blacës, Bashkia Prrenjas është konstatuar një kufomë në afërsi të një përroi. Nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. U identifikua viktima, B.A., 44 vjeç, banues në Gramsh, i denoncuar i larguar nga banesa në datë 18.06.2018, pasi dyshohet se vuante nga çrregullime mendore”, njoftoi policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: