Ish-trajneri i Barcelonës/ Zyrtare, Luis Enrique trajneri i ri i Spanjës

Ish-trajneri i Barcelonës/ Zyrtare, Luis Enrique trajneri i ri i Spanjës
Ish-trajneri i Barcelonës dhe i Romës, Luis Enrique emërohet trajner i Spanjës në një kontratë dy-vjeçare.

Mesfushori 48-vjeçar zëvendëson Fernando Hierro, i cili dha dorëheqjen si trajner i përkohshëm të dielën.

Hierro u zgjodh trajner i përkohshëm pasi Julen Lopetegui u shkarkua në prag të finaleve të Kupës së Botës.

I paangazhuar pas largimit nga Kamp Nou në muajin qershor, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit Luis Rubiales tha lidhur me emërimin e tij:

“Vendimi ishte unanim. Më pëlqen angazhimi i tij, sepse ka hedhur poshtë oferta më të mira për Spanjën. Ai është një trajner, i cili plotëson të gjitha kërkesat që kërkonte federata”.

Enrique merr përgjegjësinë për të ndërtuar skuadrën pas eliminimit nga Kampionati Botëror që në fazën e të 16-ve nga Rusia.

Enrique  luajti për Real Madridin dhe Barcelonën, ndaj edhe shihet se emri i duhur që mund të mbajë bashkë Spanjën më tej.

Jose Francisco Molina, një ish-portier spanjoll, u emërua drejtor sportiv.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: