Ironia e Fugës: Kroacia dhe...Teatri, ëndërr e çmendur në një natë vere!

Ironia e Fugës: Kroacia dhe...Teatri, ëndërr e çmendur në një natë vere!
Nga Artan Fuga

Kroacia fiton kupën e botës në futboll me një gol ndaj Francës me të shtyme me ulurima e qarje në minutën e 118. Rakapjerthi e shoh topin që futet në rrjetë.

Kroatët qajnë nga gëzimi.

Si është e mundur: Ne qenkemi më të mirët?

Uaaaaaa!

Pra kupa vjen në Ballkan.

Por në Ballkan është edhe Shqipëria.

Pra zëre se Kupa ka ardhur në Shqipëri.

Mund të thuhet pa frikë se Shqipëria doli kampione e botës në futboll.

Se ja ç'bëri Kroacia ç'bëri Shqipëria!

A nuk jami Ballkani veri-jug-lindje-perëndimor?

Pra, edhe strategjia futbollistike e Shqiperisë doli e suksesshme.

Ballkani Perëndimor është pra fanari ndriçues i botës.

Në futboll sigurisht.

Por, a mund të ketë sport dhe kulturë të zhvilluar pa pasur më parë një strategji të suksesshme në ekonomi, politikë, veting dhe në të gjithë kulturën?

Jo!

Ja pra edhe prishja e ndërtesës të Teatrit Kombëtar është një ide shumë e mirë që e pengojnë vetëm disa të roitur nga trutë që jetojnë në shekullin e Shekspirit.

E provon goli i Kroacisë me Francën në minutën e 118.

Faktet janë në dritë të diellit. Jemi në rrugë të mirë. A nuk mori edhe sheshi, çmimin sheshi më i mirë në botë? A nuk janë plazhet dhe restorantet e Jugut më të mirat në botë? A nuk bëri edhe Xhaka që mundi Brazilin shenjë me duar për shqiponjën që në fakt është në flamurin tonë të suksesshëm?

E thotë BBC, CNN, HSINHUA,

Cfarë pengese ky popull i prapambetur!!!

Shpërndajeni me miqtë tuaj: