INSTAT: Gjatë 2017, çdo shqiptar është vizituar të paktën tri herë te mjeku

INSTAT: Gjatë 2017, çdo shqiptar është vizituar të paktën tri herë te mjeku
Të paktën tri herë në vit çdo shqiptar është vizituar nga mjeku gjatë vitit 2017. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2017, numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor, është mbi 7 milionë. Numri i vizitave në konsultoren e fëmijëve, gjatë vitit 2017, ka qenë më i lartë se numri i vizitave në konsultoren e gruas.

Ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital, janë 5,4 gjatë vitit 2017 nga 5,3 ditë në vitin 2016. Ndërhyrjet kirurgjikale të kryera në spitalet publike, janë 57.475 me një rritje prej 10%.

Në vitin 2017, numërohen 413 qendra shëndetësore, ndërkohë që kontakti për pacientë në shërbimin parësor është 2.7 herë, e thënë ndryshe çdo banor në Shqipëri gjatë vitit, ka kontaktuar qendrat e kujdesit shëndetësor parësor mesatarisht 3 herë.

Në vitin 2017, numri i spitaleve publike dhe jopublike në vend është 55, ku 42 janë spitale shtetërore dhe 13 spitale private.

Mbulimi i shërbimit spitalor publik dhe jopublik është 2 spitale/100 mijë banorë dhe numri i shtretërve spitalorë publikë dhe jopublikë, është 8.885 (3 shtretër për 1000 banorë).

Shpërndajeni me miqtë tuaj: