I mërzitur me Kolumbinë/ Maradona: Gjyqtari “kualifikoi” Anglinë, i denjë për bejsboll

I mërzitur me Kolumbinë/ Maradona: Gjyqtari “kualifikoi” Anglinë, i denjë për bejsboll
Gjyqtari amerikan Mark Geiger është kritikuar rëndë nga Diego Maradona. Legjenda e Argjentinës pretendoi se Kolumbia vuajti nga gjykimi i padrejtë në 16-she përballë Anglisë. Përballë Kolumbisë Anglia shënoi me një 11-metërsh që e ktheu në gol Harry Kane, por në fund të kohës së rregullt ekipi amerikanolatin barazoi shifrat në 1-1. “Pashë një skllavëri monumentale në fushë,” – tha Maradona. “Ai gjyqtar mund ta njohë mirë bejsbollin. Por nuk kishte asnjë ide për futbollin.” Maradona pretendoi se kishte një faull të Kane në zonë dhe duhej dhënë penallti, sikurse iu dha autorit të gjashtë golave deri tani në momentin që shënoi ndaj Kolumbisë. “Pse nuk u kërkua VAR?, shtroi pyetjen Maradona, i cili kritikoi gjyqtarin ashtu sikurse edhe Radamel Falcao.

Komenti i Maradonës zemëron tifozët anglezë

Tifozët anglezë janë shprehur të zemëruar lidhur me komentet e Maradonës. Në rrjetet sociale ata e kanë konsideruar Maradonën një futbollist të madh në kohën e tij. Por si njeri nuk është edhe aq, sipas komenteve, pasi përveç se është shquar për abuzim me alkoolin dhe lëndër narkotike, i kanë kujtuar edhe golin me dorë që i shënoi Anglisë në botërorin 1986.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: