Gjykata dënon 6 sipërmarrës dhe menaxherë për vdekjen e punëtorit shqiptar në Itali

Gjykata dënon 6 sipërmarrës dhe menaxherë për vdekjen e punëtorit shqiptar në Itali
Gashtë menaxherë dhe sipërmarrës u dënuan nga gjykata tetë vjet pas nisjes së hetimeve për vdekjen e punëtorit shqiptar Dashnor Quallia, 38 vjeç, në portin e Livornos.

Babai i dy fëmijëve 12 e 9 vjeç në kohën e tragjedisë kishte ditën e tij të parë të punës në Livorno bashkë me kolegët e kooperativës nga La Spezia. Punëtori shqiptar po kryente punime në anijen Amoretti. Ai nuk ishte pajisur me xhiboks shpëtimi ndaj dhe kur rrëshqiti dhe ra në det u mbyt.

Procesi i shkallës së parë u mbyll me dënimin e gjashtë prej sipërmarrësve e menaxherëve, ndërsa fillimisht prokuroria kishte vënë nën akuzë plot 10 persona për vrasje pa dashje, pakujdesi në punë dhe dhunim të normave të parandalimit të dëmtimeve në punë.

Të dënuarit në përfundim të procesit janë gjashtë. Administratori i deleguar i firmës manaxhuese dhe shefi i sigurisë u dënuan me nga 18 muaj burg, ndërsa tre të tjerë me nga një vit.

/l.k./

Marrë nga www.corrieremarittimo.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: