Gareth Southgate: Trofeu e kërkon Anglinë edhe më të fortë se në ‘66

Gareth Southgate: Trofeu e kërkon Anglinë edhe më të fortë se në ‘66
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate tha se ekipi i tij duhet të bëjë një paraqitje edhe me heroike se ajo e vitit 1966, për të fituar trofeun e Kupës së Botës.

Anglia e ka arritur vetëm një herë finalen dhe e ka fituar Kupën e Botës në ‘66 , pas triumfit 4-2 në kohë shtesë ndaj Gjermanisë.

Atmosfera në kampin anglez konsiderohet fantastike pas fitores 2-0 ndaj Suedisë.

Arritja në gjysmëfinale përbën një sukses për Anglinë, pasi mungonte prej ’90, por edhe përballja me Kroacinë, një tjetër ekip pa arritur asnjëherë në finale, i jep avantazh Anglisë të përsërisë ndoshta suksesin e munguar në vitin e largët ’66.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: