Futja në skemën e TVSH-së, 1300 biznese kalojnë në status pasiv

Futja në skemën e TVSH-së, 1300 biznese kalojnë në status pasiv
Futja në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) duket se i ka detyruar mjaft biznese që ta mbyllin aktivitetin e tyre.

Këtë e faktojnë të dhënat më të fundit të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sipas të cilit, gjatë muajit qershor kanë kaluar ne statusin pasiv jo pak, por 1301 biznese.

Krahasuar me të njëjtin muaj një vit më parë, numri i bizneseve që kanë kaluar në pasiv është thuajse dyfishuar.

Edhe pse qershori shënon fillimin e sezonit turistik dhe shumë biznese që punojnë sezonalisht kalojnë në status aktiv gjatë muajve  me fluks turistik, qershori i 2018-s shënoi rekord për periudhën 2013-2018.

Ndërsa në total, 6-mujori i pari i vitit 2018 shënoi 7.058 biznese që kaluan në statusin pasiv, nga 4732 që ishin në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, me një rritje prej gati 50% .

Shpërndajeni me miqtë tuaj: