Fshihte drogën në shkallët e pallatit, kapet shqiptari me 1.5 kg kokainë dhe 20 mijë euro

Fshihte drogën në shkallët e pallatit, kapet shqiptari me 1.5 kg kokainë dhe 20 mijë euro
Një korrier shqiptar droge është prangosur nga autoritetet italiane në Venecia pasi u kap me 1.5 kg kokainë të fshehur poshtë shkallëve të një pallati.

Arrestimi i shqiptarit erdhi pas zbulimit të rastësishëm të drogës poshtë një shkalle në dhjetor të vitit të kaluar, fshehur të mënyrë të tillë që të mos vihej re nga askush.

Hetimet për të identifikuar të zotin e drogës, përmes shenjave të gishtave mbi pako, çuan në gjurmët e shqiptarit, person me precedentë penalë.

Ndjekja e bërë prej disa muajsh çoi në zbulimin e aktivitetit të tij dhe në arrestimin e djeshëm, bashkë me sekuestrimin e 20 mijë eurove të gjetura pas kontrollit në banesë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: