Franca i "shuan" yjet Belgjikës për finalen e madhe të Moskës!

Franca i "shuan" yjet Belgjikës për finalen e madhe të Moskës!
Franca mposhti 1-0 Belgjikën dhe preku finalen e madhe të Moskës.

Më 15 korrik, ekipi i drejtuar nga Didier Deshpams, synon të ngrejë trofeun e dytë të Kupës së Botës në histori.

Deshamps, kapiten i ekipit që ngriti trofeun e parë në vitin 1998, sot si trajner ka shansin e artë të futet në histori edhe si lojtar e trajner, për të ngritur një trofe të tillë, ashtu si Beckenbauer me Gjermaninë . Umtiti, në 51’ goditi me kokë, pas një krosi nga këndi të Griezmann, duke vendosur fatet e gjysmëfinales së parë.

Anglia dhe Kroacia përcaktojnë nesër në ekipin e dytë finalist, që do të ndeshet me Francën.

                         Francë-Belgjikë 1-0

Shënues: Umtiti 51’

Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Lucas, Pogba, Kante, Mbappe, Griezmann, Matuidi (Tolisso 86’), Giroud (Nzonzi 85’). Trajner: Didier Deshpams

Belgjika: Courtois, Alderveireld, Kompany, Vertonghen, Chadli (Batshuayi 90’), Dembele (Mertens 60’), Vitsel, Fellaini (Carrasco  80’), De Bruyne, Lukaku, Hazard. Trajner: Roberto Martinez

Gjyqtar: Andres Cunha (Uruguai)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: