FORMULA 1/ Hamilton triumfon në Hungari, Ferrari rihap garën

FORMULA 1/ Hamilton triumfon në Hungari, Ferrari rihap garën
Piloti britanik fiton Çmimin e Madh të Formula 1 në Hungari, duke shënuar suksesin e 67-të në karrierë.

Ferrari u ngjit në podium me Vettel dhe Raikkonen.

Kjo bëri që edhe gara të rihapet, teksa diferenca është ngushtuar me 24 pikë midis dy të parëve.

Mercedes mbylli një garë tjetër pa gabime në funksion të Levis.

Edhe pse fitoi  Hamilton, piloti i ditës mund të quhet Valtteri Bottas.

Momenti kyç i garës u shënua në xhiron e 40-të, kur Vettel doli i dyti pas ndalimit të Bottas.

Ferrari në podium kufizoi deficitet në dy klasifikime, duke lënë garën në Kampionatin Botëror të Formula 1 ende të hapur.

Mercedes është në +10 kundrejt Ferrarit, sa u përket konstruktorëve.

Nga gara e djeshme u tërhoqën pilotë si Verstappen, Vandoorne dhe Leclerc.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: