FLAMURTARI/ Idriz Batha, përforcimi i bujshëm pas trajnerit Daja

FLAMURTARI/ Idriz Batha, përforcimi i bujshëm pas trajnerit Daja
Idriz Batha është zyrtarisht futbollist i Flamurtarit.

Ai duhej të firmoste në Greqi te Larisa, por klubi grek njoftoi se marrëveshja u anulua, duke nxjerrë si justifikim se Batha kishte bërë foto me gjestin e shqiponjës me duar çka nuk do të pëlqehej nga tifozët.

Larisa pretendoi se Batha merrte 4.000 euro në muaj te Partizani, kurse menaxheri i tij kishte gënjyer duke dhënë një shifër më të lartë.

Pas kësaj historie Batha, 26-vjeç, pikë kyçe e Partizanit në 4 sezonet e fundit, u largua me parametra zero për të firmosur në Vlorë.

Po dje u prezantua edhe trajneri Ilir Daja, i cili pritet të marrë në Vlorë një pjesë të mirë të Skënderbeut.

Muzaka, Osmani, Radas dhe Mici janë lojtarët e parë të kërkuar nga trajneri Daja.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: