Finalja e madhe e Kupës së Botës: Francë-Kroaci

Finalja e madhe e Kupës së Botës: Francë-Kroaci
Rusi 2018/Pas Francës pret biletën për finalen e 15 korrikut ekipi ballkanas, që shkruan historinëe eliminoi Anglinë pas 120 minutave lojë falë golit të Mandzukic në shtesën e dytë

Aranit Muraçi

Francë-Kroaci do të jetë finalja e madhe e Kupës së Botës, që do të zhvillohet në stadiumin “Luzhniki” të Moskës më 15 korrik, në të njëjtin stadium ku mbrëmjen e djeshme ekipi ballkanas preu në mënyrë surprizë biletën e dytë, pas francezëve, por historike për ta.

Kroacia kishte arritur për herë të parë dhe të vetme gjysmëfinalet në “Francë ’98”, ndërsa Anglia për herë të dytë dhe të fundit në “Italia ‘90”. Anglia kampione e botës më ’66, nuk ia doli të prekte finalen e dytë, përballë Kroacisë që shkroi historinë e këtij botërori.

Kieran Trippier, me një goditje dënimi, në fillimin e ndeshjes kaloi Anglinë në epërsi ndaj Kroacisë. Anglia e nisi mirë ndeshjen dhe kontrolli lojën gjatë pjesës së parë. Kroatët nuk dolën në lojën e tyre, por gjithçka ndryshoi në 30 minutat e fundit. Kroacia gjen barazimin me Perisic, pas një goditje brenda zonës, ndërsa ballkanasit kërkuan edhe golin e dytë. Anglia u shfaq e paqartë në lojë dhe rrezikoi në fund të pësonte golin e dytë. Megjithatë 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën në barazim 1-1, për t’i lënë vend kohës shtesë.  Në shtesën e dytë Mandzukiç doli i zbuluar në mbrojtje dhe gjeti golin e dytë, duke afruar Kroacinë me finalen e parë në histori. Mbyllet ndeshja me kualifikimin historik të Kroacisë, i pari shtet ballkanas që siguron një arritje të tillë.

Një natë më parë ishte Franca që preu e para biletën, pasi mundi në gjysmëfinalen e parë 1-0 Belgjikën. Franca, kampione në vitin 1998 kur organizoi finalet e Botërorit, kërkon trofeun e dytë në histori dhe shihet disi më favorite pas eliminimit të Uruguait dhe të Belgjikës. Verdikti i finaleve të 21-ta të këtij eventi, më i ndjekuri në planet, do të mësohet pasditen e së dielës në “Luzhniki” të Moskës, aty ku do të luhet finalja e madhe e Kupës së Botës.

 

Angli-Kroaci 1-2

Shënues: Trippier 5’/Perisic 68’, Mandzukic 109’

Anglia: Pickford, Walker (Vardy 112’), Stones, Maguire, Trippier, Alli, Henderson (Dier 97’), Lingard, Young (Rose 91’), Sterling (Rashford 74’), Kane. Trajner: Gareth Southgate

Kroacia: Subasic, Vrsaljko, Lovren, Vida, Strinic (Pivaric 95’), Rakitic, Brozovic, Rebic (Kramaric 105’), Modric (Badelj 119’), Perisic, Mandzukic (Corluka 115’). Trajner: Zlatko Dalic

Gjyqtar: Cuneyt Cakir (Turqi)

 

Statistika:                            Kroaci-Angli

Goditje në portë:             7-2

Goditje jashtë:                                  11-8

Zotërimi i topit:                 (%) 55-45

Kornet:                                                 8-4

Poz. Jashtë loje:               1-3

Faulle:                                   22-13

  1. të verdhë: 2-1

Shpërndajeni me miqtë tuaj: