FIFA/ Lojtari më i mirë i vitit, Neymar jashtë liste

FIFA/ Lojtari më i mirë i vitit, Neymar jashtë liste
Mes dhjetë lojtarëve që do të garojnë për çmimin e Lojtarit më të mirë të FIFA-s, që u përcaktuan përmes një jurie ku bënin pjesë emra legjendarë, mungon Neymar.

Çmimi do të jepet më 24 shtator në Londër dhe i hap rrugë edhe emrit që mund të fitojë Topin e Artë.

Lista përbëhet nga Cristiano Ronaldo, Kevin de Bruyne, Antoine Griezmann, Eden Hazard, Harry Kane, Kylian Mbappe, Lionel Messi, Luka Modric, Mohamed Salah, Raphael Varane.

Ky do të jetë sezoni i tretë që jepet ky çmim, teksa në dy vitet e fundit është fituar nga Ronaldo, që sapo ka firmosur me Juventus.

Mbappe, Salah, Kane, Varane e Hazard debutojnë për këtë çmim ndërsa juria përbëhej nga fenomeni Ronaldo, Fabio Capello, Kaka, Didier Drogba, Frank Lampard, Lothar Matthaus, Alessandro Nesta, Carlos Alberto Parreira, Emmanuel Amunike, Sami Al-Jaber, Cha Bum-kun, Andy Roxburgh dhe Ëynton Rufer.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: