Festa e Presidentit Macron, mes Mbretit dhe Mbretëreshës së Belgjikës

Festa e Presidentit Macron, mes Mbretit dhe Mbretëreshës së Belgjikës
Në stadiumin e “Saint Petersburg” në prani të mbi 64 mijë tifozëve në tribunën “vip” i pranishëm ishte edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Numri një i shtetit francez ishte pranë Mbretëreshës Mathilde dhe mbretit Philippe të Belgjikës si dhe ministrit të jashtëm i këtij vendi, Didier Reynders.

Por nuk kishte si të mos i fshihte emocionet e një goli dhe të kualifikimit, teksa Macron u hodh dhe festoi si çdo tifoz tjetër francez në stadium.

Futbolli dhe sidomos Kupa e Botës dhuron të tilla emocione.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: