EUROPA LEAGUE/ Sot përballë qipriotëve, Laçi beson tek përmbysja 

EUROPA LEAGUE/ Sot përballë qipriotëve, Laçi beson tek përmbysja 
Luftëtari mbyll sot aventurën në Europa League, sikurse Partizani ka shanse të pakta kualifikimi pasi e humbi 1-0 ndeshjen e parë në Tiranë.

Humbja 2-1 në ndeshjen e parë në Qipro lë gjithçka të hapur për Laçin.

Mbrojtësi Taulant Sefgjinaj tha para ndeshjes së sotme me Anorthosis, “Shanset i kemi, por duhet të kemi kujdes si në ndeshjen e parë. Duhet të shënojmë patjetër”.

Ai beson se me më tepër saktësi përpara portës, kualifikimi është i mundur.

“Rastet i krijojmë, ashtu si në ndeshjen e parë me 5-6 të tilla, por duhet të jemi më të qartë.”

Europa League – Sot

17:00 Laçi - Anorthosis

20:15 Maribor - Partizani

20:00 Luftëtari – Ventspils

Shpërndajeni me miqtë tuaj: