“EFEKTI” RONALDO/ Pogba dëshiron rikthimin te Juve

“EFEKTI” RONALDO/ Pogba dëshiron rikthimin te Juve
Tani, edhe pse kampion bote, Paul Pogba dëshiron të kthehet te Juventus.

Ai mbeti jashtë takimeve të Jose Mourinho te Manchester United, duke shprehur dëshirën e një rikthimi te Juventus.

Edhe pse u ble për 104 mln euro nga United, rikthimi i tij te “Zonja e Vjetër” mund të realizohet me një vlerë më të ulët.

Gjithçka varet nga bardhezinjtë nëse do të shprehin vullnetin për rikthimin e Pogba.

Juve ia njeh cilësitë ndërsa Pogba ka zgjuar ëndrrën e vjetër pasi në Torino firmosi pak ditë më parë edhe Cristiano Ronaldo.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: