EFEKTI “CRISTIANO”/ Spinazzola prezantohet me shaka, “Numrin 7 ia kam lënë Ronaldos”

EFEKTI “CRISTIANO”/ Spinazzola prezantohet me shaka, “Numrin 7 ia kam lënë Ronaldos”
Është ende kohë për prezantime te Juventus.

Pas Cristiano Ronaldo u prezantua Leonardo Spinazzola, e cili ka luajtur më herët me Empoli, Lanciano, Siena, Vicenza, Perugia dhe Atalanta, ku shpërtheu nën drejtimin e trajnerit Gasperini.

Dhe me numrin e tij të ri 37, ai bëri shaka, duke thënë se “numrin 7 ia ka dorëzuar Ronaldos”.

Por Massimiliano Allegri do të duhet të presë për kthimin e tij pas lëndimit të ligamentit anësor dhe meniskut të gjurit të djathtë në  majin e kaluar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: