Doli nga rruga dhe u përplas me pemën, humb jetën i riu në Itali

Doli nga rruga dhe u përplas me pemën, humb jetën i riu në Itali
Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një të riu shqiptar në mënyrë tragjike në Itali.

24-vjeçari Besar Mislyni humbi jetën pas aksidentit që ndodhi disa ditë më parë, por u raportua sot nga mediat italiane.

I riu po ngiste një makinë Ford Fiesta kur doli nga rruga dhe u përplas me një pemë në zonën e quajtur Montefalcone. Edhe pse Mislyni u dërgua me urgjencë me helikopter në spital nuk mundi t’i mbijetonte plagëve.

/f.ç./

Marrë nga newsit.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: