Divorc me Juven? Ronaldo çon Dybala me “pushime të gjata”

Divorc me Juven? Ronaldo çon Dybala me “pushime të gjata”
Dybala e Oriana në Mykonos: pushime romantike

Cristiano Ronaldo nuk i ka gëzuar të gjithë me mbërritjen e tij në Torino.

E ndërsa yllit portugez me ekipin e tij të ri është pritur si hero në turneun e Kinës, që sapo ka nisur, sulmuesi Paulo Dybala ndodhet me pushime në Greqi.

Dybala po kalon pushime me të dashurën e tij, modelen argjentinase, Oriana Sabatini, në ishullin e njohur grek Mykonos.

Pushimet e tij në Greqi, aty ku Ronaldo pushoi me familjen pak kohë më parë, por në një ishull tjetër, para se të prezantohej me Juventus, janë interpretuar edhe si një divorc i mundshëm me Juven.

Mbërritja e Ronaldos te Juve do të thotë se ai ose Higuain duhet të largohet, pasi ndryshe i pret stoli.

Për Dybala kishin shfaqur me herët interes disa klube të mëdha, si Real Madrid, dhe ndoshta tani është momenti që një prej lojtarëve më të mirë të sezonit të kaluar në Seria A të vendosë përfundimisht.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: