Dieta me vezë dhe qitro

Dieta me vezë dhe qitro
Kjo dietë po bëhet shumë popullore sepse arrin të djegë yndyrat në një kohë shumë të shkurtër. Realisht, mund të humbisni deri në 5 kg brenda 1 jave por dietën nuk duhet ta zgjasni më shumë se kaq.

Përse ta bëni këtë dietë?

Qitro, e kuqe ose e verdhë qoftë, bën pjesë në grupin e ushqimeve që janë në gjendje të djegin yndyrën. Pra, qitroja është në gjendje të shpërbëjë dhjamin në trup por edhe të përshpejtojë tretjen. Nga ana tjetër, vezët, sidomos e bardha e tyre, kanë shumë proteina. Kur kombinoni këto dy ushqime, efekti i rënies në peshë është më i madh.

Dieta është mjaft strikte kështu që nuk rekomandohet për njerëzit me problem shëndetësore.

Menuja:

Hani 5 qitro në ditë duke i kombinuar me 5-9 të bardha vezësh. Në rastin më të mirë duhet të jenë 10 racione në ditë me gjysmë qitroje dhe 1 të bardhë vezësh. Duhet të pini shumë ujë dhe të bëni ecje për të paktën 30 minuta, gjatë ditës. Siç kuptohet, dieta përmban vetëm sheqerin e qitros dhe proteinat e vezës. Mund të pini çaj jeshil apo një lloj tjetër që pëlqeni, sidomos çajrat antioksidant.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: