DËSHTIMI I ARGJENTINËS/ Maradona vetë-afrohet për stolin, pa rrogë 

DËSHTIMI I ARGJENTINËS/ Maradona vetë-afrohet për stolin, pa rrogë 
Dështimi i Argjentinës nga botërori rus me gjasa do të shoqërohet me shkarkimin e trajnerit, Jorge Sampaoli.

Legjenda Diego Armando Maradona është shprehur se lidhur me pasuesin e mundshëm, ai është gati të marrë drejtimin e kombëtares.

Maradona si lojtar e udhëhoqi drejt triumfit historik të botërorit 1986, kur Argjentina fitoi titullin e dytë dhe të fundit kampion bote.

Madje Maradona u shpreh për “Telesur” se do ta pranonte postin e trajnerit edhe pa para.

Si trajner ai e drejtoi Argjentinën në finalet e Kupës së Botës, Afrika e Jugut 2010.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: