DENONCON PD/ Po shpërndajnë dëftesa që janë të pavlefshme, shikoni gafën e ministres së Arsimit

DENONCON PD/ Po shpërndajnë dëftesa që janë të pavlefshme, shikoni gafën e ministres së Arsimit
“Dëftesa e lirimit për nxënësit që përfundojnë arsimin 9-vjeçar është juridikisht e pavlefshme.”

Është ky denoncimi që vjen nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Deputeti demokrat ka paraqitur njërën prej këtyre dëftesave ku tregohet se në numrin rendor të lëndëve, pas numrit 9 vjen numri 11.

“Mos u habisni! Ministria që nuk di të numërojë deri në dhjetë, është Ministria e Arsimit. Për të qeshur e për të qarë. Megjithëse titullarja ka mbaruar matematikë, në dëftesën e lirimit pas nr. 9 Edukatë shoqërore vjen nr. 11 Edukim muzikor. Mungon lënda nr. 10. Rastësia është e përjashtuar tashmë, sepse dëftesa e printuar ka marrë viston e titullares”, shkruan Luçiano Boçi.

Sipas tij, kjo dëftesë nuk është një lapsus i thjeshtë, pasi mund të sjellë pasoja të tjera për nxënësit.

“Kjo është papërgjegjshmëri plus paaftësi. Dokumenti në fjalë juridikisht konsiderohet i pavlefshëm”, shkruan deputeti i opozitës. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: