Del nga shinat treni në Rrogozhinë, udhëtarët zbresin në panik

Del nga shinat treni në Rrogozhinë, udhëtarët zbresin në panik
Treni i pasagjerëve të linjës Elbasan-Durrës ka dalë nga shinat mëngjesin e sotëm.

Dhjetëra udhëtarë kanë zbritur në panik për të dalë nga vagonët, një pjesë e të cilëve ka qëndruar anës trasesë, gjysmë të përmbysur.

Aksidenti ka ndodhur pranë Rrogozhinës.

Nuk ka raportime për persona të dëmtuar në aksident.

Treni është vënë në binarë nëpërmjet një vinçi. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Udhëtarët e trenit që doli nga shinat

Shpërndajeni me miqtë tuaj: